ćäŹĻģ ĒįŻŃĶ ĒįćÓķĶģ  


ĒįŚęĻÉ  

ĒįćįĒĶŁĒŹ

 
 
ĆĻęĒŹ ĒįćęÖęŚ ĒäęĒŚ ŚŃÖ ĒįćęÖęŚ
  ŃŽć ĒįćŌĒŃßÉ : ( 1 )  
ŽĻķć 25 - 07 - 2020, 01:47 PM
ĒįÕęŃÉ ĒįŃćŅķÉ Mary Naeem
 
Mary Naeem Female
† Admin Woman †

 ĒįĆęÓćÉ ę ĢęĒĘŅ
 ČķäĒŹ ĒįĒŹÕĒį ČĒįŚÖę
 ĒĪŃ ćęĒÖķŚ ĒįŚÖę
  Mary Naeem ŪķŃ ćŹęĒĢĻ ĶĒįķĒš  
ĒįćįŻ ĒįŌĪÕķ
ŃŽÜÜć ĒįŚÖęķÜÜÜÉ : 9
ŹÜĒŃķĪ ĒįŹÓĢķÜį : May 2012
ĒįŚÜÜÜÜÜÜÜÜćÜÜÜÜÜÜÜÜÜŃ :
ĒįÜÜÜÜÜĻęįÜÜÜÜÜÜÜÜÜÜÜÉ : Egypt
ĒįćŌĒŃßÜÜÜÜÜÜÜĒŹ : 1,323,992

SHENJTORI I DITES.

Shenjtori i dites



Oshėnare Makrina. Oshėnarėt Diosi, Dioklisi, ēudibėrės. Oshėnar Paisi nė Kiev.



- Etėrit e Sinodit IV Ekumenik -



Sinodi IV Ekumenik mblodhi nė Kalqedoni mė 451, 630 Etėr tė ardhur kryesisht nga dioqezat e Lindjes. Nė krye tė tyre ishte shėn Anatoli i Konstandinopojės (3 korrik), tė dėrguarit e papės sė Romės, shėn Leontit, Maksimi i Antiokisė dhe shėn Juvenali i Jerusalemit (2 korrik). Kjo asamble, mė e madhja qė Kisha kishte njohur deri mė atėherė, u mblodh nga perandorėt e perėndishėm Markiani dhe Pulkeria (17 shkurt), qė tė vendosej paqja dhe uniteti, tė cilat ishin cenuar asokohe qė me sinodin e rremė tė Efesit (449) dhe qė tė dėnohej herezia e Eftiqit.



Pas Sinodit III Ekumenik, partizanėt e Shkollės teologjike tė Aleksandrisė dhe tė Antiokisė nuk kishin arritur nė njė mendje pėr formulėn e besės pėr sa i pėrket bashkimit nė Krishtin tė dy natyrave, ajo hyjnore dhe njerėzore. Eftiqi, i cili ishte arkimandrit nė Konstandinopojė, kishte qenė bashkėpunėtor i shėn Kirilit. Nė dėshirėn e tij pėr tė ērrėnjosur ēdo gjurmė nestoriane, duke mbėshtetur argumentet e kėtij doktori tė madh tė besimit, ai thoshte se tė dyja natyrat, ajo hyjnore dhe njerėzore, nuk mund tė dalloheshin njėra nga tjetra pas Mishėrimit, dhe se natyra njerėzore e Krishtit, nė njė farė mėnyre, ishte “pėrthithur” nga natyra hyjnore. Ndėrsa Nestori kishte ndarė tė dyja natyrat, Eftiki, qė pėr shkak tė krenarisė ishte privuar nga njohja e drejtė e sė Vėrtetės, e cila ėshtė “udha mbretėrore” mes dy ekstremeve, ra nė herezinė e kundėrt dhe fliste pėr “pėrzierje” dhe “shkrirje” tė tė dyja natyrave nė njė tė vetme: natyra hyjnore. Nė kėtė konceptim, tė quajtur monofizizėm strikt , si rrjedhim dilte qė Shpėtimtari nuk ėshtė vėrtet i sė njėjtės natyrė me Atin dhe Shpirtin e Shenjtė, ose qė nuk u kungua me natyrėn tonė njerėzore.



Kur Eftiki i Dhorileos kuptoi te mendimet e Eftikit herezinė qė hidhte poshtė tėrė misterin e Shpėtimit, u mblodh njė sinod nė Konstandinopojė, nėn drejtimin e shėn Flavianit, i cili dėnoi arkimandritin (448). Por falė mbėshtetjes sė oborrit, heretiku arriti ta kthente situatėn nė anėn e tij, dhe pas ndėrhyrjes sė dhunshme tė kryepiskopit tė Aleksandrisė, Dioskori, gjatė “Hajdutėria e Efesit” (449), ai u shfajėsua, dhe shėn Flaviani u shkarkua nė mėnyrė tė padrejtė dhe vdiq pak pas keqtrajtimeve qė i bėnė.



Pas vdekjes sė Theodhosit II, i cili kishte mbėshtetur Eftikin, Markiani dhe Pulkeria u ftuan nga papa shėn Leon dhe nga tė gjithė orthodhoksėt qė tė ndreqte padrejtėsinė dhe tė vendoste paqen me anėn e njė Sinodi Ekumenik. Fillimisht u thirrėn nė Nikea, nė shtator 451, Etėrit u transferuan nė Kalqedoni, nė bazilikėn e Shėn Efimias (11 korrik). Gjatė gjashtėmbėdhjetė sesionesh, qė nga 8 tetori deri nė 1 nėntor, ata punuan fillimisht pėr tė dėnuar Hajdutėrinė e Efesit, tė shkarkonin pėrgjegjėsit, Eftikin dhe Dioskorit, dhe pėr rehabilitimin pas vdekjes sė Flavianit; pastaj pėrsėritėn sėrish dėnimin e Nestorit, i cili ishte dėnuar mė pėrpara nga Sinodi i Efesit dhe u pėrpoqėn tė rrėzonin monofizizmin e Eftikit. Duke pėrdorur tė njėjtėn metodė pajtimi dhe sinteze si ajo e shėn Kirilit dhe e Joanit tė Antiokisė (433), ata arritėn tė harmonizonin pikėpamjet respektive tė Aleksandrisė, tė Antiokisė dhe tė Romės, dhe plotėsuan veprėn e Sinodit tė Tretė Ekumenik duke pėrkufizuar nė mėnyrė tė saktė dogmėn e Personit tė Krishtit Shpėtimtar (dogmė kristologjike).



Pasi ekzaminuan argumentet e Eftikit, nė bazė tė Shkrimeve tė Shenjta dhe tė vendimeve tė Sinodeve mė tė mėparshme, Etėrit e shtrinė anatemėn mbi kėdo qė do tė shtonte ose tė hiqte ēfarėdo te tė Tri Sinodet Ekumenikė tė parė, dhe duke u bazuar nė letrėn e shėn Leonit drejtuar Flavianit , tė cilin e pėrshėndetėn si kolonėn e Orthodhoksisė, ata hartuan njė pėrkufizim tė besės, i cili u lexua solemnisht, nė prani tė perandorit, gjatė sesionit tė gjashtė, mė 22 tetor:



“Duke ndjekur Etėrit e shenjtė, tė gjithė unanimisht rrėfejmė njė tė vetėm dhe Bir Zotin tonė Jisu Krisht, tė njėjtin tė pėrkryer nė hyjninė e tij dhe tė njėjtin tė pėrsosur nė njerishmėrinė e tij, tė njėjtin Perėndi me tė vėrtetė dhe njeri me tė vėrtetė, qė ka shpirt tė arsyeshėm dhe trup, tė bashkėsubstancshėm me Atin sipas hyjnisė sė tij, dhe i njėjti i bashkėsubstacshėm me ne sipas njerishmėrisė, i ngjashėm nė gjithēka me ne, pėrveē mėkatit; qė lindi prej Atit para shekujve sipas hyjnisė, dhe i njėjti nė kohėt e fundit, qė lindi prej Virgjėreshės Mari, Nėna e Perėndisė, pėr shpėtimin tonė, sipas njerishmėrisė: njė i vetėm dhe i njėjti Krisht, Bir, Zot, i Vetėmlindur, i njohur nė dy natyra, pa pėrzierje, pa ndryshim, pa pėrēarje, pa ndarje , ku dallimi i natyrave nuk u fshirė absolutisht pėr shkak tė bashkimit, por veēantia e ēdonjėrės u ruajt duke takuar tjetrėn nė njė person unik dhe hipostazė unike: njė Krisht i vetėm dhe i njėjtė, i cili u nda, nuk u pėrēa nė dy persona, por qė ėshtė i vetmi dhe i njėjti Zot Jisu Krisht, Biri i Vetėm, Perėndi Fjalė, sikundėr profetėt e dikurshėm e shpallėn, si Jisu Krishti vetė na mėsoi dhe ashtu si Simboli i Etėrve na e transmetoi.”



Pyetjes sė perandorit tė gjithė i thirrėn: “Tė gjithė besojmė kėshtu. Njė besim tė vetėm, njė gjykim tė vetėm. Tė gjithė kemi tė njėjtat ndjenja. Tė gjithė nėnshkruam unanimisht. Tė gjithė jemi orthodhoksė. Kjo ėshtė besa e Etėrve. Kjo ėshtė besa e Apostujve. Ky besim shpėtoi botėn. (...) Perėndia do t’i japė paqen mbretėrisė suaj: Markiani, Konstandini i ri! Pulkeria, Elena e re! Ju jeni pishtarėt e besės orthodhokse! Jeta juaj ėshtė siguria e tė gjithėve. Besa juaj ėshtė lavdia e Kishave!”



Me kėtė pėrkufizim tė besės, unike nė thellėsinė dhe saktėsinė e saj, Etėrit e shenjtė, nė Personin unik tė Fjalės sė Perėndisė . Falė besimit tė Kalqedonisė, i cili u saktėsua mė pas nga Etėrit si shėn Maksim Konfesori dhe shėn Joan Damaskinoi, ne, Orthodhoksėt, kuptojmė se duke jetuar mė Krishtin Perėndi-njeri, vetėm atėherė mund tė bashkohemi me Perėndinė, tė hyjnizohemi, pa e humbur identitetin tonė tė natyrshėm. Bashkimi pa ngatėrrim i hyjnisė dhe i njerishmėrisė nė Krishtin, sipas hipostazės, bėhet bashkim pa ngatėrrim i tė dyja natyrave, sipas hirit tė Shpirtit tė Shenjtė, te tė krishterėt. Qėllimi i Kishės qė ėshtė Krishti Perėndi-njeri, vazhduar mes nesh deri nė fundin e jetėve – ėshtė qė tė na udhėheqė deri nė masėn e plotėsisė sė Krishtit (Ef. 4.13), d.m.th. nė “hyjnjerėzimin” e plotė. Gjithēka niset dhe kthehet te Personi i Shpėtimtarit, gjithēka atje ėshtė “hyjnore-njerėzore”: dogma, m orali, asketizmi dhe lutja, liturgjia, arti i ikonės, muzika. Gjithēka atje ėshtė njerėzore, e ndjeshme dhe historike, dhe nė tė njėjtėn kohė plotėsisht e hyjnizuar nga energjia e Shpirtit tė Shenjtė, nė atė mėnyrė qė vėrtet Krishti “jeton” nė ēdonjėrėn nga gjymtyrėt e Tij dhe nė manifestimet e Trupit tė tij mistik. Perėndi-njeriu i pėrkufizuar nga Sinodi i Kalqedonisė ėshtė pra pėr ne tė krishterėt orthodhoksė, “vlera supreme dhe kriteri i fundit i sė vėrtetės” , pasi nė Tė dhe pėrmes Tij shkojmė te Perėndia dhe birėsohemi prej Tij.



Nė sesionet e mėpasshėm, Etėrit rregulluan ēėshtjet e rregullit dhe tė disiplinės kishtare, dhe nxorėn me ligj 27 Kanune, tė cilave iu shtua edhe njė dekret qė konfirmonte Kanunin e Tretė tė Sinodit tė Dytė Ekumenik dhe i jepte fronit tė Konstandinopojės – si kryeqytet – rangun e dytė pas Romės dhe juridiksionin patriarkal mbi dioqezat e Azisė, tė Pontit dhe tė Thrakės, si dhe komunitetet e krishtera jashtė kufijve tė Perandorisė.



* * * *



- Oshėnare Makrina -



Oshėnare Makrina, motra e shėn Vasilit tė Madh (1 janar) dhe e shėn Grigorit tė Nisės (10 janar), ishte mė e madhja nga 10 fėmijėt e kėsaj familjeje tė shenjtė. Tregohet se, kur ajo lindi (327), njė krijesė qiellore iu shfaq tri herė nėnės sė saj, Emelias, duke e urdhėruar qė t’i jepte fėmijės emrin e shėn Theklės (24 shtator), martires sė parė dhe modelit tė virgjėreshave tė krishtera. Por vajza mori emrin e gjyshes sė saj, Makrina, e cila kishte qenė nxėnėse e shėn Grigor Çudibėrėsit (17 nėntor) dhe kishte jetuar e fshehur nė pyjet e Pontit gjatė persekutimeve tė mėdha. E ėma u kujdes pėr edukimin e saj, jo me gjėra tė kota tė botės, por me urtėsinė e Shkrimeve tė Shenjta.



Kur u rrit, bukuria e saj nuk mund tė fshihej dhe, nė moshėn 12-vjeēare, i ati e fejoi me njė tė ri me emėr tė mirė, qė kishte mbaruar studimet dhe kishte premtuar se do tė priste Makrinėn derisa tė mbushte moshėn e duhur pėr martesė. Por, para martesės, Perėndia e mori tė riun dhe kėshtu Makrina mundi tė realizonte dėshirėn e saj: tė jetonte njė jetė nė pastėrti. Iu ofruan shumė raste pėr martesė, por ajo e konsideronte veten si vejushė, ndonėse nuk kishte pasur mė parė jetė bashkėshortore. Qėndroi me tė ėmėn dhe ndihmoi nė edukimin e vėllezėrve dhe motrave mė tė vogla. Pas vdekjes sė tė atit (341), u mor me administrimin e pronave nė Pont, Kapadoki dhe nė Armeni.



Makrina u ushtrua nė asketizėm bashkė me nėnėn e saj. Ajo ishte pėr tė gjithė mbrojtje, mėsuese dhe model i virtytit. Emelia, kur u rritėn fėmijėt, e ktheu shtėpinė nė manastir. Shėrbyeset u bėnė shoqe asketizmi dhe Makrina arriti ta bindte Vasilin, i cili u kthye nga Athina pasi mbaroi shkėlqyeshėm studimet atje, t’i pėrkushtohej jetės engjėllore. Pranė manastirit tė grave, i cili shtohej dita-ditės, u formua edhe njė komunitet burrash i drejtuar nga vėllai mė i vogėl i Makrinės, Petroja, episkopi i ardhshėm i Sevastisė.



Vėllai tjetėr, Shėn Nafkrati (8 qershor), u tėrhoq nė njė vend tė shkretė, nė bregun tjetėr tė lumit Iris, ku mė pas shkoi edhe shėn Vasili, i cili i ndihmonte etėrit mė tė vjetėr me gjuetinė e tij. Tė ēliruara nga zinxhirėt e botės, Makrina bashkė me vajzat e tjera jetonin njė jetė engjėllore. Nuk kishte mes tyre zemėrim, smirė, urrejtje, arrogancė apo diēka tjetėr tė ngjashme me to. Jetonin nė vetėpėrmbajtje, larg dėshirės pėr lavdi. E siguronin vetė jetesėn. Makrina u sėmur nga njė tumor nė gji. Me gjithė pėrgjėrimet e nėnės sė saj, ajo refuzoi tė merrte mjekim nga mjeku, duke e gjykuar si jo tė pėlqyeshme zbulimin e pjesės sė trupit tė saj. Gjithė natėn e kalonte nė lutje dhe e mjekonte plagėn me baltėn e pėrzier me lotėt e saj.



Njė mėngjes i kėrkoi sė ėmės t’i bėnte kryqin mbi plagė dhe qelbi u zhduk menjėherė; mbeti vetėm njė shenjė e plagės. Kishte arritur nė njė vetėpėrmbajtje kaq tė madhe sa, kur vdiq Nafkrati nė njė aksident nė gjueti, ajo ishte mbėshtetje e fuqishme pėr nėnėn. Gjithashtu edhe kur vėllazėrinė e goditėn vdekje tė njėpasnjėshme. Nė kohėn kur nė Kapadoki ra zija e bukės, manastiri i tyre u bė strehė ngushėllimi pėr tė gjithė popullin e zonės. Lutja e shėn Makrinės siguronte rezerva tė cilat i shpėrndanin te nevojtarėt.



Pak kohė pas vdekjes sė shėn Vasilit, shėn Grigori i Nisės mori vesh pėr gjendjen shumė tė rėndė shėndetėsore tė Makrinės dhe pas 9 vjet mungese, ai shkoi tek ajo. E gjeti tė shtrirė nė shtrat nė ethe, megjithėse shpirti sodiste tė mirat qiellore. Nė ēdo ēast fliste pėr dashurinė e Dhėndrit tė saj, Krishtit.
ŃĻ ćŚ ĒŽŹČĒÓ
 

ĆĻęĒŹ ĒįćęÖęŚ
ĒäęĒŚ ŚŃÖ ĒįćęÖęŚ

ĒįĒ䏎Ēį ĒįÓŃķŚ

ŽĻ Źßęä ćåŹć ČĒįćęĒÖķŚ ĒįŹĒįķÉ ĒķÖĒš
ĒįćęÖęŚ
Quand vous trouvez quelque chose de beau chez les autres, dites-leur
Dites de belles choses aux autres
et si vous dites ą la montagne de s’éloigner, elle s’éloignera


ĒįÓĒŚÉ ĒįĀä 08:25 PM


Powered by vBulletin® Copyright ©2000 - 2025